Valon Berisha largohet nga Salzburgu, kalon në Serie A

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, mund të largohet nga Salzburgu, duke u transferuar në Serie A.

Gianluca di Marzio raporton se Sampdoria synon blerjen e Berishës gjatë merkatos së verës.

Berisha ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Salzburgun në edicionin e shkuar, ku arriti deri në gjysmëfinale në Europa League, transmeton KP.

Te Sampdoria ai do ta zinte vendin e Dennis Praet, i cili është pranë kalimit në Napoli.

Për Valon Berishën interes ka shfaqur edhe Lazio, me drejtorin Igli Tare që po mundohet për ta transferuar në kryeqytetin italian.