Valon Berisha ia ‘falë’ golin Celticut

Lazio ka zhvilluar ndeshjen me Celticun në kuadër të ndeshjeve të fazës së katërt të Ligës së Evropës.

Celtic ka shënuar fund të ndeshjes për 1:2 me golin e realizuar nga Ntcham.

Ky i fundit shënoi pas një gabimi të rëndë me mesin e fushës ku topin e humbi mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Celtic e ka barazuar rezultatin në 1:1 me golin e realizuar nga Forrest (38′).

Lazio ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Ciro Immobile në minutën e shtatë.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, po luan nga minuta e parë për Lazion.