Valon Behrami: Mihajloviç, trajner i madh

Mesfushori kosovar i Hamburgut dhe Zvicrës, Valon Behrami, flet në një intervistë të gjatë për ‘tuttojuve.com’. Ai vlerësoi trajnerët dhe lojtarët në Itali, ku ka kaluar një karrierë të gjatë.

I pyetur se çfarë mendon për qetësinë që pati trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp para finales së sotme me Barcelonën, ai tha: “Është i sigurt në ekipin e tij, ai i tradhtëoi të gjithë me sukseset e arritura këtë vit. Juve në finale do të jetë shumë e qetë”, tha ai, prëcjell GazetaOlle.com.

Behrami lavdëroi edhe trajnerin serb Sinisa Mihajlloviç i cili pritet të marrë drejtimin e Milanit. “Është trajneri me të cilin kam shumë marrëdhënie të mira. Është person që ta thotë në fytyrë, të tregon direkt se çfarë don. Në dy vitet e fundi tai bëri punë të mirë te Sampdoria, e që besoj se zgjedhja e tij për Milanin do të jetë zgjedhje e drejtë”.

Mes Benitezit e Mazzarit ai zgjodhi të dytin. Behrami tutje theksoi se është herët për të menduar për një rikthim në Serie A.