Valon Behrami nesër nënshkruan me këtë skuadër të Series A

Valon Behrami ka vendosur për të ardhmen. Ylli kosovar me pasaportë zvicëriane do të rikthehet në Serie A.

Behrami ka arritur marrëveshje me Udineses. Lajmin e ka konfirmuar vetë Behrami për Indeksonline.

“Do të nënshkruaj marrëveshje 2 vjeçare me një vit mundësi vazhdimi. Nesër do të bëhet zyrtarizimi” ka thënë Behrami për Indeksonline.

Ylli kosovar ishte pjesë e ëatfordit nga Anglia por që nuk arriti gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.