Valon Behrami ndahet me Hamburgun?

Erdhi nga Napoli për 3.5 milionë euro, mirëpo ndarja e tij me Hamburger SV pritet të ndodh në verë.

Kështu shkruajnë sot mediat gjermane, sipas të cilave mesfushori kosovar nuk i realizoi pritjet, të cilat i referohen trajneri Bruno Labbadia.

“Valoni ende ka probleme me muskujt dhe gjurin. Ai shpesh ka luajtur ndeshje i lënduar. Për këtë është një pyetje e hapur nëse Behrami do të luajë edhe në verë me ne”, theksoi Labbadia, shkruan mopo.de, përcjell GazetaOlle.com.

Ndërkohë, ‘hlsports.de’ kishte vënë për titull, ‘Lamtumirë Behrami’.