Valon Behrami darkë me Lumin e Ledrin

Ledri Vula, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu në turin e tyre nëpër vendet evropiane i kanë elektrizuar shqiptarët me përformancën e tyre.

Ata gjithandej ku kanë kënduar janë pritur ngrohtësisht, derisa hitet e tyre janë përcjellë me vallëzime dhe brohoritje nga të pranishmit në koncerte. Ndërkaq në Hamburg të Gjermanisë, Ledri Vula dhe Lumi B kanë darkuar me një tjetër shqiptar të famshëm, futbollistin mitrovicas Valon Behrami, i cili mbron ngjyrat e skuadrës nga Bundesliga, Hamburg.