Valmir Nafiu kthehet te Shkëndija

Valmir Nafiu pritet të jetë një ndër përforcimet më të bujshme në merkaton e janarit te Shkëndija, skuadër kjo e cila ketë vit pretendon per titullin e kampionit.

Nafiu ka prishur kontratën me skuadrën e APOEL Nicosia dhe tashmë është një futbollistë i lirë, fakt ky që ka shtuar ambiciet e klubit tetovar për të afruar atë në rradhët e tyre.

Nafiu ka dal nga shkolla e Shkëndijës dhe me siguri se një rikthim i tij do të mirëpritej nga armata e madhe e tifozëve “kuq e zi”.

Nafiu u largua nga Shkëndija ne vitin 2011-te, drejt Baselit, ndërsa më pas për tre vite me rradhë ishte pjese e Hamburgut.