Valdrin Mustafa: “Dy ditë para testit tallesha me shokët për koronavirusin

Valdrin Mustafa, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, u bë futbollisti i parë shqiptar që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.
Lojtari i Hanoverit, i cili në të kaluarën ka luajtur për ekipet e moshave edhe të Shqipërisë, ka treguar se si mësoi për këtë infeksion të rreizkshëm në “Shqipëria LIVE”, duke përshkruar nga simptomat, te jeta e tij në izolim derisa të mposhtë virusin e rrezikshëm.

“Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti po në përgjithësi jam shumë mirë. Dje nuk kam qenë mirë, kisha probleme frymëmarrje dhe temperaturë, por tani jam shumë mirë. Kam patur problem me gjoks e fyt, fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv”

Ai ka treguar se nga kush e ka marrë virusin. Nga e mora? Nuk di nga kush, besoj nga klubi duke luajtur. Jam tani te familja ime. Kur e mora vesh isha pak në panik, se isha në shtëpi. Isha pak në panik, po ishte normale, është një gjendje e rrezikshme për ne, të gjithë po flasin për të e me të jam unë. Kjo është si një grip, por kisha frikë për prindërit, babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve të tjerë”.

Valdrini ka treguar simptomat e para që kishte para testit.
“Në fillim më dhimte vetëm fyti, pak koka, nuk kisha aspak temperaturë. Doja shumë të flija dhe thashë do më kalojë,. Kur më dhembi gjoksi, thashë diçka nuk është në rregull. Kisha rreth një javë që ndjeja simptoma. Unë tallesha me shokët e ekipit që kam koronavirus, por ishte realiteti. Të gjithë në klub janë testuar dhe sot ka dalë një tjetër pozitiv.

“Të hënën kam bërë edhe vrapim 40 minuta dhe shkova në shtëpi, më dhimbte gjoksi, nuk mund të merrja frymë. Pastaj më thirri mjeku e më tha “kujdes, nuk e  dime çfarë është” dhe një ditë më vonë më tha je pozitiv. Nuk kishte nevojë të shkoja në spital, erdhën mjekët në shtëpi më matën teperaturën. Duhet të kem kujdes se familjen e kam këtu, jemi të izoluar 14 ditë me gjithë familjen.

Krahas tij, testet i janë bërë edhe familjes së tij.
“Vëllai im i madh ka dhimbje koke e fyti, por i ka ardhur testi negative, dy vëllezërit e tjerë nuk kanë simptoma. Testi i parë është shumë i rëndësishëm, duhet të bëj ditën e dhjetë një tjetër, duhet të vijë mjeku të më bëjë një test tjetër. Nëse është larguar kemi edhe 4 ditë karantinë, nëse nuk është larguar, do qëndrojmë edhe 10 ditë karantinë.

“Shpresoj ta përballoj sa më shpejt, kryesorja është të mos I bjerë pleqve dhe  prindërve. Ne qëndrojmë të ndarë, unë rri vetëm edhe për të ngrënë në dhomë. I mërzitur? Pak po, se kisha katër ditë pushim e thashë do rri me familjen. Por e kishte shkruar Zoti që dola pozitiv e tani do ia dalim.

“Të gjithë tifozët e ekipit dhe kombëtares me kanë marrë në telefon e më kanë shkruar, më kanë thënë që do ia dalim bashkë”, tregoi Mustafa, raporton VipSport.