Valdet Rama është shumë pranë kësaj skuadre

Valdet Rama pritet të lërë Gjermaninë për të vijuar karrierën në Turqi,

e gjithçka pritet të zyrtarizohet në fundjavë.

Prej disa ditësh mediat turke kanë raportuar për interesimin e Balikersispor, ndërkohë që gjithçka është konkretizuar me bisedime mes palëve, dhe marrëveshja është shumë pranë e me shumë gjasa në fundjavë do hidhet e ‘zeza mbi ta bardhë’.

Në Shqipëri pati edhe nga ata që fantazuan për një kalim të Ramës te

Skënderbeu, por mesfushori që ka veshur edhe fanellën e Kombëtares, duket se ka vendosur të ndihmojë Balikersispor për t’u ngjitur në Superlikë turke.