Valdet Rama debuton me gol te skuadra e re, golin e gjenë edhe ish sulmuesi i Kosovës

Valdet Rama ka shënuar gol në debutim të tij te skuadra e re.

Rama që tashmë ka nënshkruar te skuadra e Ligës së Tretë Gjermane, Meppen, arriti ta gjejë golin në minutën e 64-të, shkruan Gazeta Olle.

Në përballje ndaj Carl Zeiss Jena, skuadra e Ramës fitoi me rezultatin 3-0.

Së fundi, kosovari ishte pjesë e Kukësit në gjashtë muajt e fundit.

Ai në Shqipëri fitoi edhe Kupën shtetërore.

Kurse në po këtë ligë, golin sot e gjeti edhe ish sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku./GazetaOlle