Vala, sponsor gjeneral i ekipit të xhudos në Tokyo 2020

Prej ditës së djeshme, ekipi olimpik i Federatës së Xhudos u bë me sponsor gjeneral drejt Lojërave Olimpike në Tokyo 2020.

Vala Telekomi në krye me drejtorin Agron S. Mustafa, përkrah xhudos ishte edhe drejt Medaljes së artë në Rio 2016.

“Së bashku drejt sukseseve e medaljes Olimpike në Tokyo!

Faleminderit Vala për përkrahjen në të gjitha etapat e sukseseve”, ka shkruar trajneri Driton Kuka.