Vakitë e javës 20 në Superligë

  • Feronikeli mundi 4:0 Ferizajn, mirëpo nëse është për t’i besuar protokollit të ndeshjes, kundërshtari i tyre ishte Vëllaznimi e jo Ferizaj. Gafë se jo mahi.

ferronikeli

  • Afrim Tovërlani debutoi me fitore te Trepça ’89. E veçanta e tij ishte se skuadra e tij fitoi, pikërisht në përvjetorin e dorëheqjes së tij nga Prishtina. 89-shi mundi 2:0 Vëllaznimin.

 

  • Vëllaznimi arriti në Mitrovicë vetëm 30 minuta para fillimit të ndeshjes me Trepçën ’89, e që zakonisht skuadrat mysafirë arrijnë rreth 1 orë e gjysmë para takimit.
  • Bashkëvendasi i shënon bashkëvendasit. Ndodhi kjo në takimin Prishtina – Drenica. Vushtrriasi i Prishtinës, Labinot Osmani e detyroi vushtrriasin e Drenicës, Burim Sadikun, të nxjerrë dy herë topin nga porta.

 

  • “Fushë patatesh”. Kjo deklaratë na kujton të ndjerin Medin Zhega, kur drejtonte Prishtinën pas luftës. Këtë e riktheu Ismet Munishi të mërkurën, pas takimit me Istogun. Skuadra e tij u mund 2:1. Fusha ishte me baltë.

 

  • Javë 100% e vendasve. Të gjashtë ndeshjet e zhvilluara iu takuan skuadrave që luajnë në fushën e vet, të cilat morën tri pikët e radhës.

geni

  • Porta e Granit Kolshit mbetet e pamposhtur. Portieri i Feronikelit, vazhdon të mos e përjetojë ndjesinë e pësimit të golit në vitin 2015.

 

  • E derisa Feronikeli ende nuk ka pësuar gol, Vëllaznimi ende nuk ia ka bërë ‘sefte’ golit në vitin 2015. Katër ndeshje pa shënuar lojtarët kuqezi.

 

  • Në “Demush Mavraj” lloqi mposht portierët. – Të dy portierët e ndeshjes Istogu – Hajvalia, Valmir Hajrizaj dhe Ilir Avdyli, pësuan gola faji i lloqit. Ndeshja u mbyll 2:1 për vendasit.

 

  • Istogu – Hajvalia në bastore të huaja. – Duket e çuditshme, por ndeshja në fjalë ishte në bastoret e huaja. Takimi në fjalë doli nga 2-shi në 1-sh. Ai që e qëlloi…. ka arsye për t’u gëzuar.

bastore 1