Vajza nga Rahoveci që jeton për futbollin, mësoni historinë e saj interesante

Për çdo ditë dëgjojmë histori të ndryshme të të rinjve të pasionuar për futbollin por rrallë herë ndodh që të dëgjojmë se një vajzë mund të jetë aq e pasionuar rreth sportit më magjik në botë futbollit.

E tillë është futbollistja e re Albina Krasniqi nga Rahoveci e lindur 11 dhjetor 2000 e cila është futbolliste e KFF 13 Qershori.

Albina luan pozitën e mbrojtëses së djathtë. Në vijim lexojeni historinë e saj për pasionin e saj futbollin dhe për atë sesi ajo i ka mposhtur paragjykimet se futbolli është sport vetëm për meshkujt.

Albina Krasniqi është një nga shpresat e mëdha të futbollit femëror kosovar dhe në ardhmen pritet të arrij në nivele të larta në sportin e saj që e ka pasion.

“Familjarët më tregojnë që edhe gjatë kohës kur jam në gjumë, flas për futbollin,për stërvitjet dhe arritjet e mia. Për mua, futbolli është më tepër se pasion,, me një fjalë është jetë, futbolli është bërë pjesë e pandashme e ditëve të mia dhe jetës sime. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj në stërvitje, plot 6 orë në ditë. Luaj kudo, në fushën e ekipit, në rrugë, në shtëpi, si dhe me djemtë e lagjes. Ne fillim, më është dashur të përballem me paragjykime nga më të ndryshmet dhe është dashur që të punoj shumë me veten për t’ua dëshmuar atyre të kundërtën, duke i mposhtur ata që më paragjykonin pse një vajzë si unë të luaj futboll dhe paragjykimet e tyre boshe”, ka thënë Albina Krasniqi për GazetaOlle.com.

“Asnjëherë nuk do ta kuptoj se si është e mundur që ne vajzat të punojmë shumë më tepër për diçka, të cilën djemtë e marrin vetëm pse i takojnë gjinisë mashkullore. Gjatë tërë këtyre viteve kam mësuar diçka, duhet të punosh fort, në mënyrë që ta bindësh veten se vlera jote është shumë e madhe. Pa e vlerësuar veten, nuk ke pse pret të të vlerësojnë të tjerët, sepse nuk do ta bëjnë kurrë”, potencoi Albina Krasniqi. /Gazeta Olle/