Vajza e trajnerit të Kombëtares, e dashura e yllit të Shqipërisë? (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është një nga më të folurit në mediat vendore, pas golit të shënuar në ndeshjen kundër Rumanisë.

Sadiku duket se po përjeton momente dashurie me vajzën e ndihmës trajnerit italian të Kombëtares, Paolo Tramezzani, shkruan Syri.net.

Janë dy momentet të cilat duket se përforcojnë zërat që flasin për një histori rozë mes dy të rinjve.

Në profilin e saj në IG, bukuroshja italiane Desiree Tramezzani një ditë pas fitores me Rumaninë, publikoi një selfie me golashënuesin shqiptar, foto të cilën e shoqëron me një zemër dedikuar Shqipërisë dhe Sadikut.

Nga ana tjetër, nëse sjellim në vëmendje festimin e golit të Armando Sadiku, sulmuesi shqiptar iu drejtua me vrap pankinës, aty ku gjeti përqafimin e ngrohtë të ndihmës trajnerit Tramezzani.

armandoo