Vajza e këtij ish-futbollisti kosovar, sot është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare (FOTO)

Këngëtarja e famshme nga Gjakova, Flaka Krelani, në vitet e fundit ka bërë bujë të madhe në skenën shqiptare me këngët e saj.

Flaka krahas muzikës, është adhuruese e flaktë e sportit. Ajo është bija e ish-futbollistit të Vëllaznimit, Flamurtarit, Borcit dhe Lepencit, Fatlik Krelani.

Flaka është rrëfyer në një intervistë për Gazetaolle.com. “Do të kisha shumë dëshirë që të vazhdoja me tenis sepse ky është sporti im i preferuar duke mos e lënë anash as futbollin pasi që jam bija e Fatlik Krelanit. Babai ka qenë idhulli im i parë të cilin e kanë njohur me nofkën ‘Liki’”, ka thënë Flaka Krelani për Gazetaolle.com.

Ajo vazhdimisht përcjellë tenis derisa më parë kishte idhuj si Pete Sampras, Andre Aggas, Boris Becker derisa ndër femra e ka pëlqyer lojën e Serena Williams, Martina Hingis apo Amelie Mauresmo. /Olle