Uruguai e nis furishëm Kupën e Amerikës, “demolon” Ekuadorin

Uruguai e ka filluar furishëm Kupën e Amerikës në futboll.

Kombëtarja e “kaltër” ka shënuar fitore të thellë në sfidën e parë ndaj Ekuadorit, 4:0, përcjellë “Olle”.

Uruguianët ishin më të mirë gjatë gjithë kohës, derisa u ndihmuan edhe nga një karton i kuq i Quinteros në pjesën e parë (24’).

45 minutëshi i parë u mbyll 3:0, ku realizuan Lodeiro, Cavani dhe Suarez.

Autogoli i Minas në pjesën e dytë vulosi rezultatin final, 4:0.

Me këtë paraqitje, Uruguai konfirmohet mes pretendentëve për të fituar këtë trofe, ndërsa Ekuadorit i duhet shumë punë për të kaluar grupin. /Gazeta Olle/