Urinon përgjatë ndeshjes, përjashtohet me karton të kuq

Çmenduritë në futbollin anglez, sidomos në atë të divizioneve më të ulëta nuk kanë të ndalur.

Portieri i Salford Cityt, Max Crocombe është përjashtuar nga loja për një arsye mjaft qesharake, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Crocombe u përjashtua nga loja me karton të kuq për shkak se u pa duke urinuar në fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër Bradford Park Avenue.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në ”Horsfall Stadium”, dhe fitorja i takoi skuadrës së Crocombes, e cila fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1.

Në lidhje me këtë, të dyja klubet reaguan përgjatë rrjedhës së ndeshjes.

DNPbFnzX0AEY82Y

Bradford park shkroi:”Minuta e 86-të. Kjo është e tmerrshme. Portieri i Salfordit, Max Crocombe është përjashtuar dhe askush nuk e di se pse..”.

Ndërsa, Salford shkroi:”Minuta e 88-të. Karton i kuq. Crocombe u ndëshkua me të kuq për diçka të pa njohur. Askush nuk e ka idenë se çfarë ndodhi. 1-2”.

Por, më pas, Bradfordi lansoi edhe një shkrim duke zbuluar arsyen e vërtetë të gjithë kësaj.

”Minuta e 87-të. Ne mund të konfirmojmë se Crocombe u largua nga loja për shkak të urinimit gjatë ndeshjes. Nuk jemi duke u tallur”.

24-vjeçari iu bashkua Salfordit në maj të këtij viti dhe tani pritet të pezullohet për këtë veprim të pamatur. /Gazeta Olle/

DNPc4WfWkAEWwrW