Urimi më interesant për Shën Valentin erdhi nga Liridon Krasniqi, shikoni kujt ia uroi ai!

Dje ishtr dita e të dashuruarve, dita e Shën Valentinit dhe të gjithë në një apo tjetër mënyrë, po ua urojnë këtë njerëzve më të dashur.

Derisa të gjithë po ia urojnë këtë ditë të dashurave apo grave të tyre, për futbollistin shqiptar, Liridon Krasniqi, dikush tjetër është më me rëndësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ia ka uruar ditën e Shën Valentinit nënës së tij, por gjithashtu edhe ish të dashurave.

“Urime dita e Shën Valenitnit për gruan që gjithmonë do ta ketë gjithmonë zemrën time, Nëna”, shkruan Krasniqi në Instastory.

“Natyrisht, nga një lule shkon edhe për të gjitha ato femra që kanë kaluar nëpër jetën time. Fatkeqësisht dyqani nuk kishte lule të mjaftueshme”, vijoi ai në postimin në Insta.