Urime tifozë të Interit, transferimi i madh mbërrin në Milano (VIDEO)

Transferimi i parë i Interit ka mbërritur në qytetin e Milanos

Pak minuta më parë, në Milano ka mbërritur Roberto Gagliardini, transferimi më i madh i Interit këtë afat kalimtar.

Interi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Atalantën për transferimin në San Siro të mesfushorit 22 vjeçar.

Gagliardini nesër do të kryej testet mjekësore, para se të nënshkruaj me Interin./Lajmi.net/