Unitedi mund Chelsean në Londër, i afrohet “top-4”-shes!

Manchester United ka rihapur garën për vendin e katërt të Premierligës angleze.

“Djajtë” mposhtën Chelsean në “Stamford Bridge” me rezultatin 2:0, përcjellë Gazeta Olle.

Golat për Unitedin i realizuan Martial dhe Maguire, që të dy me kokë.

Chelsea realizoi dy gola, një pranë rezultatit 0:1 dhe një tjetër pranë rezultatit 0:2, por që të dy u anuluan nga VAR-i.

Pas kësaj humbje, blutë mbeten në vendin e katërt me 41 pikë.

Ndërkohë, Unitedi renditet në vendin e shtatë me vetëm tri pikë më pak, 38. /Gazeta Olle/