United si në stërvitje me Partizanin e Beogradit, Gladbach mund Romën me një gol të minutës së 95!

Manchester United ka marrë tri pikët e radhës në Ligën e Evropës.

Në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, Man Utd ka marrë fitore me rezultatin 3:0 kundër Partizan.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi 18 vjeçari Mason Greenwood, kur po luhej minuta e 22’ e takimit.

Rezultati u dyfishua me golin e Anthony Martial, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 33’.

Marcus Rashford vendosi rezultatin final të takimit në pjesën e dytë, kur shënoi golin e tretë të United pesë minuta pas startit të 45 minutëshit të dytë.

Me këtë fitore, United numëron 10 pikë për pozitën e parë në grupin L.

Në ndeshjen tjetër interesante, Gladbach mundi Romën 2:1.

Më poshtë rezultatet e plota.