United nuk po bëhet ‘hesap’ (VIDEO)

Manchester United është mposhtur nga WBA me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e fundit të xhiros së 29-të në Premierligë.

Në pjesën e parë nuk pati gola, por për Unitedin pati një karton të kuq, spanjolli Juan Mata në minutën e 26-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha.

Kështu në pjesën e dytë, rastin për një lojtar më shumë në fushë e shfrytëzoi skuadra vendase ku arriti në minutën e 66-të të shënojë golin e vetëm në ndeshje, ishte Rondon që realizoi këtë gol.

Manchesteri me këtë humbje e bënë më të nxehtë garën për vendin e pestë, pasi mbetët dy pikë mbrapa West Hamit me 47 pikë, dhe vetëm tre pikë para Liverpoolit që ka një ndeshje më pak.

https://www.dailymotion.com/video/x3w754n_jose-rondon-goal-hd-west-brom-1-0-manchester-united-06-03-2016_sport