United-Brugge, Januzaj me notë fantastike

Adnan Januzaj është paraqitur shumë mirë në fitoren e Manchester United kundër Club Brugge 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”.

Kështu vlerësojnë mediat angleze, të cilat e kanë notuar paraqitjen e Januzajt me notën 8, e që njëkohësisht është e dyta më e madhja te skuadra e Louis Van Gaal.

Manchester United: Romero 6, Darmian 7, Smalling 7, Blind 7, Shaw 7, Schneiderlin 7, Carrick 7, Mata 7, Januzaj 8, Depay 9, Rooney 7. /Olle