“Unë vdes për klubin, ofendim për tifozët”

Trajneri i Ferizajt, Agron Selmani, u është kundërpërgjigjur atyre që thanë se vdesin për klubin, në këtë rast Ferizajt.

Në një postim të tij, ai i kundërpërgjigjet kryesisë së klubit, të cilët në një mënyrë i sheh fajtorë për largimin e Ferizajt nga Superliga.

Selmani

Postimi i plotë dhe original i Selmanit.

Tendenca e Kryesis së KF Ferizaj për të marr rolin e viktimës duke mos pranuar dështimet për veprimet e saja ndërkohe duke shkuar edhe më largë dhe duke uzurpuar edhe dashurin për klubin ne stilin “ Un vdes për klubin për të mire dhe për të keq!” është edhe një ofendim i radhës për dashamirët e futbollit në Ferizaj.
Kryesia e KF Ferizaj duhet të ketë një mision unifikues për qytetarët e Ferizajit dhe jo mision përcares ,ajo në cdo kohë duhet të rrezatoj pozitivisht.
Kryesia e Ferizajit nuk mund të ndaj qytetin në dyshe dhe të çertifikoj qytetarët e Ferizajit në qytetar që e duan klubin dhe në qytetar që dëshiruan dështimin e klubit dhe në këte situate patjetër, apriori dhe domosdo tregimi i mire jeni ju kurse të gjithë të tjerët jan tregimi i keq!
Kjo më shumë është një moralizim i rrejshëm dhe i takon nje niveli shumë të ulët intelektual dhe shumë ofendues për qytetin e Ferizajit.
Prandaj mund të themi sot se Kryesia e KF Ferizajit ka devijuar në misionin e saj unifikues dhe sportiv,nuk e pranon mendimin ndryshe si dhe ka instaluar frymë diferencuese në klub .
Un sot e mbylli debatin për KF Ferizaj me këtë foto për tu ju treguar juve se sa të vegjel jeni ju përball kësaj fotografie, kurse këta në foto poashtu jan të vegjël përball historis së KF Ferizajit !