Unay Emery emërohet këtë javë trajner i Arsenalit

Arsenali ka gjetur zëvendësuesin e Arsene Wengerit.

Sky Sports në burime të saja shkruan se Unai Emery do të emërohet trajner i “topxhinjëve”.

Madje, thuhet se prezantimi i tij do të bëhet këtë javë, raporton “GazetaOlle.com”.

Emery së fundi drejtoi PSG-në, duke fituar titullin e kampionit në Francë, por dështoi në Ligën e Kampionëve.