Ultimatum Realit: 3 ditë ke kohë!

Real Madridi ka tre ditë afat për të vendosur nëse dëshiron të blejë përfundimisht sulmuesin Javier Hernandez “Chicharito”, nga Manchester United.

Sulmuesi meksikan është kthyer në njeriun e momentin te skuadra e Carlo Ancelottit, duke shënuar një gol në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit dhe dy gola ndaj Celtas, në fitoren 2:4 në fundjavë.

Sipas asaj që raporton El Confidencial, Manchester United i ka dhënë afat tre ditë Realit nëse dëshiron të blejë Chichariton, dhe ky afat ka filluar të vlejë nga sot.

Por, El Confidencial, shton gjithashtu se është arritur një marrëveshje në mes Realit dhe Unitedit, dhe Chicharito për 20 milionë euro, në fund të sezonit do të bëhet komplet madrilian./Indeksonline/