Ulpiana ndahet me trajnerin Megzon Visoka

Megzon Visoka nuk është më trajner i Ulpianës, me të cilën skuadër u inkuadrua në Ligën e Parë.

Është vetë Visoka, i cili përmes një statusi të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur ndarjen.

Te nderuar shokë , kolegë e ju familjar, dua të ju njoftojë që prej sot më nuk jam trajner i KF ULPIANA. Me marrëveshje të dyanshme sot kemi përfunduar marrëveshjen që kishim, për shkak të rrethanave të krijuara pas rezultateve të këtij fillim sezoni”, ka shkruar Visoka, raporton Gazeta Olle.

Ai ka falënderuar të gjithë, përfshirë presidentin e klubit, Abedin Salihu dhe drejtorin sportive, Fitim Arifi.

Ndarja me Visokën vjen pas humbjes në shtëpi 2:0 nga Ramiz Sadiku. Ulpiana në gjashtë ndeshjet e para ka tubuar pesë pikë, duke shënuar një fitore, dy barazime dhe tri humbje.