Ukrainë – Kosovë, thyen ligjet polake, dhe rrezikon të luhet pa tifozë!

FIFA ka lejuar që ndeshja e 9 tetorit, Ukrainë – Kosovë të zhvillohet në Poloni, pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Ukrainës. Mirëpo, ende ka shumë paqartësi në lidhje me ndeshjen, shkruajnë sot mediat polake dhe ato të Ukrainës.

Ndeshja është përcaktuar të luhet në qytetin Krakov, por ka ende paqartës. Drejtori i infrastrukturës së sportit në Krakov, Krzysztof Kowal, ka deklaruar për mediat polake se kjo ndeshje mund të thyejë ligjet polake.

“Është ende e paqartë nëse ndeshja do të luhet në Krakov. Deri më 9 tetor janë vetëm edhe 16 ditë. Këtu nuk ka kohë të mjaftueshme për të organizuar një ndeshje të këtij niveli. Ligji i ri mbi sigurinë në ngjarjet sportive, lejon përgatitjen e ndeshjes më herët se dy javë, dhe kjo është një pyetje e madhe për Federatën Polake të Futbollit. Federata e Ukrainës ka bërë një pyetje të tillë për t’u luajtur ndeshja vetëm të enjten (22 shtator)”, tha Kowal për sport.pl, raporton GazetaOlle.com.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu shpresën se Ministria e Punëve të Jashtme do të ndihmojë për t’u gjetur një zgjidhje për ndeshjen, dhe nëse kjo ndodh atëherë takimi do të luhet në stadiumin e Cracovas, i cili zë 15 mijë ulëse, shkaku i menaxhimit më të lehtë.

Në anën tjetër, një tjetër shkrim i portalit ‘Lovenkrakow.pl’, bënë të ditur se Federata e Ukrainës është në bisedime me nënkryetarin e qytetit të Krakovias, Jakub Tabishom, se ku mund të luhet takimi. Burime të këtij portal bëjnë të ditur se nëse qyteti në fjalë pajtohet të zhvillohet ndeshja, atëherë ajo ka gjasa të luhet pa tifoë, për arsye sigurie, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Se në cilin stadium do të luhet ndeshja, dhe me apo pa tifozë, një gjë e tillë do të vendoset të hënën, kur një delegacion i Federatës së Ukrainës do të vizitojë qytetin e Krakovias. /Olle

krakovia