Ukraina frikë nga Kosova: “Kosova e fortë, ata e merituan fitoren ndaj Finlandës”

Zyrtari i lartë i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Myron Markevich, ka deklaruar se Kosova është një ekip i fortë.

Ai kishte parë ndeshjen me Finlandën, dhe thotë se Kosova e meritoi fitoren.

“Kosovën nuk duhet ta harrojmë, janë ekip i fortë. I pashë në ndehsjen kundër Finlandës, dhe ata ishin në epërsi, ata duhej të fitonin. Pra, janë dy ndeshje të vështira, ne duhet të kërkojmë 100 për qind rezultatin”, deklaroi Markevich për mediat ukrainase, raporton Gazeta Olle.

Ukraina nesër takohet me Turqinë, kurse të dielën me Kosovën, takim që luhet në Krakovia të Polonisë. /Olle