Ujkanin po e kërkon ky ekip nga Serie A

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, mund të kthehet në Serinë A, kjo pas dëmtimit që ka pësuar portieri i Genoas Matia Perin.

Italiani është operuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë andaj duhet që ekipi të gjejnë një pasues për të.

Sipas “Sky Sports”, kandidat kryesor për të marrë në mbrojtje katërkëndëshin Genoas është Samir Ujkani.

ky i fundit aktualisht luan te Pisa në Serie B.