Ujkanin e do një skuadër në Serie A

Samir Ujkani pret të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Portierit kosovar i skadon kontrata me Palermon. Bisedimet për rinovimin kanë nisur, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Sipas Goal.com, Genoa dhe Empoli po e ndjekin me kujdes situatën e ish-portierit të Kombëtares shqiptare. Skaudra e Preziosit ka menduar për Ujkanin për të zëvendësuar Perinin, me këtë të fundit që do ta largohet në verë.

Empoli, nga ana e tij, kërkon një portier ekspert, duke marrë në konsideratë edhe në rikthim të mundshëm te Napoli të Sepes.

Interesim për Samir Ujkanin ka edhe nga Gjermania, ku Eintracht Frankfurt ka nisur kontaktet me rrethin e tij për të kuptuar nëse mund të ekzistojë një pistë e mundshme. (sportal.al)

loading...