Ujkani merr ofert nga skuadra e Superligës së Turqisë

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani është drejt largimit nga kampionati italian.

Portieri vushtrrias që së fundmi ishte pjesë e Cremenoses në Serie B ka marrë një ofertë nga Superliga e Turqisë.

Ka qenë skuadra e Rizespor, ku luan edhe reprezentuesi Vedat Muriqi që ka shfaqur interesim për transferimin e Ujkanit në futbollin turk.

Klubi turk i ka dërguar ofertën Ujkanit i cili ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij.

samir ujkani

Rizespor përveç Ujkanit është duke biseduar edhe me Levanten për transferimin e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku.

29-vjeçari që është kapiten tek Përfaqësuesja e Kosovës, ka 11 vite që është pjesë e futbollit italian.

Ai ka luajtur për skuadra të njohura si Chievo, Genoa e Palermo.Ndërkohë karrierë ka bërë edhe tek Novara, Latina, Pisa e së fundmi Cremonese.