Ujkani: Mali i Zi një finale për ne

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka thënë se ndeshja ndaj Malit të Zi do të jetë si një finale.

Ndërkohë, Ujkani është shprehur se në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit trajneri duhet të shfrytëzojë çdo opsion.

“Jemi mirë, po përgatitemi me Malin e Zi që është një finale për ne. Por para kësaj ndeshje kemi një miqësore, që duhet shfrytëzohet nga trajneri çdo opsion. Kemi disa lojtarë të rinj që duhet parë si janë ata. Gjithsesi, ndeshja me Malin e Zi është finale dhe aty është qëllimi ynë”, ka thënë Ujkani.

“Dardanët” së pari do të përballen të enjten me Gjibraltarin, kurse të hënën do të kenë punë me Malin e Zi.