Ujkani: I lumtur që u riktheva

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur shumë i lumtur me rikthimin në fushë për Palermon, duke bërë një falënderim të veçantë në Instagram.

“I lumtur për rikthimin. Faleminderit familjes sime, shokëve të skuadrës dhe të gjithë tifozëve të Palermos për mbështetjen”, ka shkruar Ujkani, transmeton Gazetaolle.com.

Palermo u mposht nga Parma 1:0, mirëpo megjithatë Ujkani mori nota pozitive nga mediet italiane për paraqitjen si dhe nga vetë trajneri i Parmas, Iachini.