UEFA zbulon detajet, Holanda ndihmon rivalët e Shqipërisë në Evropian

Federata holandeze e futbollit po ndihmon federatën rumune për eliminatoret e ‘Euro 2016’-s.

UEFA thotë në sajtin e saj zyrtar se Rumania po merr një mbështetje në prag të Europianit – në kuadër të një klime pozitive bashkëpunimi, edhe për faktin se holandezët janë njohës të mirë të futbollit.

Ekipi rumun është kualifikuar për në finalet që do të zhvillohen në Francë pas një muaji. Rumania është njëra nga tri kundërshtaret e Shqipërisë në Grupin A, bashkë me Francën dhe Zvicrën.

Fillimisht, ajo që ka kërkuar asistencë ka qenë skuadra rumune dhe holandezët nuk kanë nguruar për të dhënë kontributin e tyre. Ndihma që Holanda po i jep Rumanisë është fokusuar kryesisht në aspektet menaxheriale si marketingu dhe tifozët.

“Federata Rumune e Futbollit është ambicioze dhe në vitet e fundit i është nënshtruar një procesi për rritjen e cilësisë”,-ka thënë presidenti i federatës holandeze, Michael van Prag. Ai ka shtuar se: “Jemi me të vërtetë të lumtur që po ndihmojmë në rritjen e tyre. Bashkë mund ta bëjmë futbollin më të bukur. Bashkëpunimi ynë është një shembull mes federatash brenda familjes së UEFA-s”.

loading...