UEFA zbulon “aksidentalisht” 4 sfidat çerekfinale të Ligës së Kampionëve, para shortit që tërhiqet nesër

Teori konspirative pretendojnë se drejtori i UEFA-s aksidentalisht ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet një listë me katër çifte skuadrash, për ta fshirë më pas menjëherë.

Ai dokument në foto titullohej “Shorti i Çerekfinaleve të UEFA Champions League” dhe mban logon zyrtare të kompeticionit.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale tifozët të rebelehen duke pretenduar se i gjithë shorti është një farsë, pasi çiftet e skuadrave që do të ndeshen në çerekfinale janë paracaktuar, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të jetë thjeshë një test printimi.

Gjithsesi, nga ai document që bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale në më pak se një orë, dallohen qartë katër çiftet çerekfinaliste: Liverpool-Ajax; Juventus-Porto; Manchester United-Tottenham dhe Barcelona-Manchester City.