UEFA shokon Skënderbeun

Mediat spanjolle sot e kanë publikuar një lajm ‘bombë’, duke shkruar që UEFA i ka nisur hetimet për dy ndeshje të Skënderbeut.

UEFA dyshon në kurdisjen e ndeshjeve Crusaders-Skënderbeu dhe Dinamo-Skënderbeu, ku që të dy ndeshjet kanë prodhuar jo pak gola.

Në të dyja rastet, në pjesët e dyta ka pasur lëvizje të çuditshme kuotash në shtëpitë e basteve, ku janë vënë në lojë shifra milionëshe.

Ndryshe, Skënderbeu sot e pret shortin e Ligës së Evropës, ku do të mësojë kundërshtarët pas kualifikimit historik në fazën e grupeve.