UEFA shkruan në Hajvalinë

UEFA ka konfirmuar përfshirjen e klubit të futbollit të femrave, Hajvalia, në ndeshjet kualifikuese për edicionin 2016/17 të Ligës së Kampionëve.

“Pas pranimit në UEFA në maj, përfaqësuesi i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës do të jetë klubi i futbollit të femrave Hajvalia”, ka shkruar UEFA.

UEFA ka njoftuar se shorti për raundin kualifikues do të hidhet më 24 qershor në Nyon në orën 14:30.

Instituti më i madh i futbollit në Evropë ka renditur klubet në bazë të koeficienteve dhe Hajvalia pasi është hera e parë që merr pjesë është renditur në vazon e fundit.

image