UEFA përjashton për tre vite nga ‘Championsi’ Partizanin e Beogradit

Skuadra e njohur serbe e Partizanit të Beogradit ka marrë një dënim shumë të ashpër nga UEFA për shkak të borxheve të shumta.

Ekipi serb nuk do të ketë të drejtë që të luajë në asnjë kompeticion europian si Champions League apo Europa League për 3 vitet e ardhshme. Partizani i Beogradit është dënuar për shkak të borxheve që kapin një shifër të lart.

“Vendimi nga UEFA thotë se kampionet e vitit 2015 në Serbi, kanë grumbulluar pothuajse 2.5 milionë euro borxhe të papaguara që nga shtatori, shumica e tyre tek autoritetet sociale dhe taksave në Serbi”, shkruhet në njoftimin e FIFA-s.