UEFA përjashton këtë skuadër për shkak të fair play financiar

UEFA ka përjashtuar skuadrën e parë nga garat evropiane për mos-respektim të ‘fair play’-it financiar.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka sjell vendimin e parë të rreptë për mos-respektimin e ‘fair play’-it financiar.

UEFA e ka përjashtuar nga Liga e Evropës skuadrën e njohur ruse, Dinamo Moska.

Kjo e fundit nuk respektoi rregullat e blerjes së lojtarëve, duke bërë që të përjashtohet nga UEFA.

Vendin e Dinamos në Ligën e Evropës e zë skuadra tjetër ruse, Rubin Kazan.