UEFA për Rashicën: Ai nuk ka vëmendjen, pasi nuk vjen nga Brazili apo Spanja

“I pathyeshëm, i jashtëzakonshëm, i pafalshmi MILOT RASHICA” Milot Rashica ka mbyllur sezonin më të mirë të karrierës. Sulmuesi i Kosovës ka shkëlqyer me ekipin e tij të Werder Bremen-it duke u kthyer në lider të gjermanët.

Shtatshkurtri nuk ndalet as me përfaqësuesen e “Dardanëve”, pasi ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet kualifikuese, por ka kryer asistin e fitores për Elbasan Rashanin në minutat e fundit të lojës mbrëmë kundër Bullgarisë për 2-3, shkruan rtv21.com, përcjell GazetaOlle.com.

Faqja zyrtare e Euro2020 në Facebook i ka kushtuar një postim fantastik Rashicës, duke e cilësuar si futbollist të klasit botëror. “Ai nuk ka vëmendjen e mediave, pasi nuk vjen nga Brazili apo Spanja, por ka kualitetin e një lojtari të klasit botëror. I pathyeshëm, i jashtëzakonshëm, i pafalshmi MILOT RASHICA”, ka shkruar faqja zyrtare e Euro2020.