UEFA ndalon edhe miqësoren Prishtina – Shkëndija

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ia ka mohuar edhe Prishtinës ndeshjen miqësore të paralajmëruar me Shkëndijën e Tetovës.

Takimi ishte paraparë të luhej më 2 gusht në Prishtinë.

“Skuadra e Shkëndijës ka lajmëruar se UEFA nëpërmjet një shkrese dërguar Federatës së futbollit të Maqedonisë, i ndalon përballjet e skuadrave kosovare me skuadrat e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia”, thuhet në njoftimin e Prishtinës, të bërë publik në sajtin e saj zyrtar, shkruan GazetaOlle.com.

Një ditë më herët, UEFA ndaloi edhe miqësoren Shkupi – Besa. /Gazeta Olle/