UEFA me plan të ri për Ligën e Kampionëve

Duket se do të këtë një plan të ri për Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën nga ana e UEFA-së.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen normalisht me dy takime, vajtje – ardhje.

Këto takime pritet të luhen sapo të kalojë panemdia e Covid 19.

Ndërkohë ekipet që kalojnë në fazën gjysmëfinale pritet ta luajnë vetëm një ndeshje në Stamboll, aty ku edhe do të luhet finalja e madhe.

UEFA pritet ta marrë këtë vendim në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet përmes video konferencës.