UEFA konfirmon, hetim ndaj parrullës dhe fishekzjarreve

UEFA konfirmon zyrtarisht nisjen e procedimit disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për dy episode të ndodhura në stadiumin e Lens për ndeshjen mes kuqezonjve dhe Zvicrës.

Në faqen zyrtare në internet, institucioni më i lartë i futbollit europian thekson se çështjet që do të shqyrtojë rreth këtij takimi janë dy, baneri i shpalosur nga tifozët shqiptarë që sipas UEFA-s bie ndesh me artikullin 16 të Rregullores së Disiplinës dhe hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës.

Çështjet do të merren në shtqyrtim nga Komisionet e Etikës dhe Disiplinës dhe masa ndaj Shqipërisë do të publikohet në datën 21 Korrik.

Përsa i përket parrullës ku përmendej genocidi ndaj popullit çam, ishte Greqia Zyrtare që reagoi menjëherë me një notë zyrtare të adresuar në Nyon ku kërkoi marrjen e masave disiplinore. Sipas të gjitha gjasave, Federata Shqiptare e Futbollit do të gjobitet për këto dy episode.