UEFA heton skuadrën shqiptare për kurdisje të rezultateve

UEFA ka hapur një proces hetimor ndaj Luftëtarit të Shqipërisë, ku ka hapur investigimet për ndeshjen që gjirokastritët luajtën në Evropë në verën e 2018-ës, kundër letonezëve të Ventspils.

Sistemi BFDS (sistemi kompjuterik i UEFA-s që shërben për zbulimin e manipulimit të ndeshjeve) sinjalizoi luhatje e çuditshme dhe për këtë motiv ka nisur edhe ky proces, që në fakt ndodh rëndom në rast se ka dyshime, transmeton Gazeta Olle.

Deri në një vendim të dytë, edhe fondi i UEFA-s prej 240 mijë eurosh është “ngrirë” dhe kjo ka sjellë edhe një lloj problematike financiare në klubin gjirokastrit. Mos-marrja e fondit i ka nxjerrë drejtuesit jashtë planeve të përllogaritura më herët.

Ditën e sotme, është “Procesi Sportiv” që ka publikuar shpresën tronditëse që UEFA i dërgon FSHF-së, për ta njoftuar se Luftëtari është nën hetim pikërisht për ndeshjen ndaj Ventspils.

Kujtojmë se bluzinjtë u ndeshën me letonezët e Ventspils dhe nëse në ndeshjen e parë u thyen me shifrat 5-0, në kthim barazuan në rezultatin 3-3.