UEFA falënderon FFK-në

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar në lidhje me shkrimin e ‘Presheva Jonë’, se drejtuesit e FFK-së, nuk kanë qenë fare në selinë e UEFA-së të martën.

Në lidhje me këtë, FFK e ka argumentuar shkuarjen e tyre me falënderimet që u ka bërë zyrtari për çështje ligjore i UEFA-s, Bondallaz Jacques.

“Ishte kënaqësi e madhe për mua t’iu mirëpres të martën e kaluar në zyren e UEFA-s në Nyon dhe të diskutojmë më thellësisht për listën e shteteve të OKB-së që e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur”, shkruan ndër të tjera në emailin e Jacques dërguar FFK-së.

Të njëjtën gjë e kishte thënë sot edhe Vokrri për Olle. /Gazeta Olle/

letra

E-maili i zyrtarit të UEFA-s dërguar FFK-s