UEFA e lumtur për fitoren në CAS ndaj Skenderbeut

Pas vendimit të KAS-it për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut, dhe duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA ndaj klubit korçar, ka qenë vetë organizmi më i lartë i futbollit në Europë, që ka reaguar.

Nëpërmjet një deklarate, UEFA Shprehet se e mirëpret vendimit e KAS për të hedhur poshtë apelimin e KS Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër Skënderbeut. Kështu, KAS la në fuqi vendimin për përjashtimin e KS Skënderbeut nga kompeticionet e UEFA-s për 10 vite, si dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për fiksim ndeshjes, shkruan panoramasport.al.

UEFA shprehet ndër të tjera, se ky është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet(BFDS) që përdor UEFA, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare, dhe e quan këtë instrument që monitoron rezultatet nga Sportradar, si garantues për integritetin e ndeshjeve dhe kampionateve.

Capture

Capture1