UEFA e dënon klubin e njohur me tre-vjet mos-pjesëmarrje në garat evropiane

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dënuar ashpër klubin e njohur grek, Panathinaikos.

Më 12 dhjetori të vitit 2017, Dhoma Gjyqësore e Kontrollit Financiar (CFCB), mori një vendim për klubin grek lidhur me detyrimet financiare të vonuara, transmeton IndeksOnline.

Klubi grek shkeli rregulloren e UEFA-s, për vonesën e licencimit dhe pagesave.

Kështu UEFA, ia ka dhënë një dënim Panathinaikosit, skuadër kjo e cila nuk do të ketë të drejtë të luajë në garat europiane për tri sezone (2018/19, 2019/20 dhe 2020/21).

Dhoma Gjyqësore gjithashtu shqiptoi një gjobë deri në 200 mijë euro.

“Për rrjedhojë, Dhomat Gjyqësore urdhëroi që klubi i Panathinaikosit të përjashtohet nga garat europiane për tri vite rresht si dhe të paguaj plotë 200 mijë euro”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

Për shkak të shumë problemeve në futbollin grek, skuadra me histori në 28 xhiro ka grumbulluar vetëm 37 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë./IndeksOnline/