Udinese do t’i japë lojtarë klubit shqiptar

Binjakëzimi mes Udinezes dhe Partizanit ka bërë jehonë edhe në mediat italiane. Ka qenë Gianluca Di Marcio që shpjegon se drejtuesit e klubit friulian kanë qenë në Tiranë për një vizitë pune.

Fillimisht është menduar se drejtuesit e Udinezes mund të blejnë aksione në klub, por kjo është përgënjeshtuar menjëherë nga skuadra italiane.

Ajo që shkruhet më tej në raportimin e lajmit është fakti se në rast se Partizani do të kualifikohet në Kupat e Evropës mund të marrë lojtarë të huazuar nga Udineze për këto ndeshje, shkruan Golalb.

Kjo gjë do të shërbejë për të ndihmuar ekipin shqiptar dhe bashkëpunimi mes dy ekipeve do të vazhdojë për shumë kohë.