Udhëtoi afër 7000 milje për ta parë skuadrën e zemrës, megjithatë mungon në stadium

Një tifoz i Southamptonit i është ”thyer” zemra pasi që ka bërë 6795 milje vetëm për ta shikuar nga stadiumi ndeshjen ndaj Southamptonit.

Tifozi nga Filipinet e ka shpërndarë këtë histori në grupin, ”Newcastle Supporters United” pasi i ndodhi e gjithë kjo, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Gutted Kendrick Mon De Leaon i grumbulloi kursimet e tij për të arritur në Britani të Madhe, megjithatë ai u detyrua të kthehej në vendin e tij para ndeshjes.

Shkak i kësaj është se De Leon e kishte ngatërruar datën e ndeshjes.

napoli_numeri_maglia-638x425

”Me siguri, unë jam i vetmi tifoz nga Filipinet që mbështet Newcastlen. I kam shpenzuar parat e kursyera vetëm për të ardhur në Angli. Kam udhëtuar 6795 milje për ta parë ndeshjenm, Newcastle – Southampton”.

”Por, e kisha ngatërruar datën e ndeshjes për 14 tetor, ndeshje e cila do luhej sot, më 15 tetor”.

”Megjithatë, shpresoj që skuadra t’i marrë tre pikët sot”, shkroi De Leon.

Dhe pasi që bileta e tifozit në fjalë shkoi huq, disa njerëz krijuan ”rrëmujë” në Twitter duke i kërkuar ta blejnë atë. /Gazeta Olle/

skysports-mustafi-arsenal-football_4076687